Zejd Rexhepi dhe Bekim Saliu dy figurat që votojnë në venvdotimin 2901  dhe që pretendonin në fitore,  sonte kanë humbur bindshëm bashkë me kandidatin e tyre në Çair, Zeqirja Ibrahimin.

Pas humbjes së thellë kandiati i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ende pa u numëruar votat në vendvotimin 2901 në Çair ia uroi fitoren Visar Ganiut nga BDI duke e quajtur fitore e LSDM-së. Zjedi dhe Bekimi ende nuk kanë thënë asnjë fjalë për humbjen që ju erdhi si atak dhe ndoshta kryesia e BESËS pas kësaj humbje do të kërkojnë edhe përgjegjësi nga këta dy që nuk arritën Zekën ta bëjnë kryetar të Çairit.

“Në fillim duhet tia uroj fitoren LSDM-së, në komunën e Cairit. Nëse ata e pranojnë si të tillë ne u pranojmë. I Faliminderoj votuesit të cilët dolën dhe votuar përkundër presioneve. I falënderoj edhe ata qytetarë të nuk u lejuan të dalin të votojnë”, keshtu e pranoi humbjen kandidati i Levizja BESA, Zeqiria Ibrahimi.

Nga ana tjetër fitoren e madhe të Visar Ganiut e konfirmojnë nga BDI,   duke theksuar se prej  274 votave, shumica kanë votuar kandidatin e BDI-së, Visar Ganiun. /TetovaSot/