Liverpooli e ka luftuar interesimin e gjigantit të La Ligës, Barcelona, për të nënshkruar me mesfushorin e RB Leipzig, Naby Keita, verën që lamë pas, ka zbuluar shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Oliver Mintzlaff.

Naby Keita do t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp më 1 korrik të vitit të ardhshëm pasi “Të Kuqtë” u pajtuan t’i paguajnë 54 milionë euro, që është rekord i klubit, për ta sjellë 22-vjeçarin në “Anfield”, transmeton Express.

Por, nuk ka qenë një proces i thjeshtë i bisedimeve, siç zbulon edhe shefi i RB Leipzig Mintzlaff, Liverpoolit i është dashur ta mposhtë konkurrencën nga Barcelona në gusht.

“Barcelona ishte e interesuar në Naby Keita. Vetë Barcelona na e pati konfirmuar. Megjithatë, ata nuk ofruan sa Liverpool”, ka thënë ai për Sport Bild