ryeministri Edi Rama iu drejtua 300 të rinjve në një takim zhvilluar në një biznes, që t’i qasen arsimit profesional, atij që në gjuhë popullore përkthehet si “zanati nuk të lë pa bukë”

“Janë 36 000 vende të lira pune sot në Republikën e Shqipërisë. Nuk janë vende të lira pune uniforme dhe për nivelin më të ulët të pagave, jo! Janë të të gjitha kategorive, për të cilët sipërmarrjet i janë drejtuar Shërbimit Kombëtar të Punësimit për ndihmë. Nisin që nga niveli më i lartë për pagat më të larta, deri tek pagat më të ulëta, për ata që s’kanë as diplomë, as shkollë, por janë të gatshëm të punojnë.”

Rama sipërsëriti qëndrimin e tij se “puna ka, por nuk ka specialistë”, dhe se sipas tij, ka një problem të madh në moralin shoqëor sa i përket qasjes ndaj punës.

“Nuk ekziston një shqiptar i vetëm që t’i bëjë naze punës më të rëndë jashtë, këtu një në dy shqiptarë duan të punojnë, por në shtet, me orë të tëra të lira për t’u marrë me punën tjetër të rëndësishme që janë llafet”, tha Rama.