Që të dyja janë dy femra superseksi që kujdesen për paraqitjen.

Por në një vend të vogël si ky i yni, ndodh që dy të njohura të veshin të njëjtin fustan, siç e pamë këtë fundjavë Luana Vjollcën dhe Zaiminën.

Në puntatën e parë të emisionit të saj më të ri “Shiko kush luan”, Luana u shfaq me një fustan të bardhë dhe të hapur në pjesën e gjoksit.

Por me të njëjtin fustan identik shfaqet edhe Zaimina në një nga fotot e shumta të saj në Instagram.

Nuk po përpiqemi të themi se kush ka kopjuar kë, por nëse do t’ju duhet të zgjidhnit mes këtyre bukurosheve, kë do të veçonit?!