Qeveria veçanërisht është e ndjeshme kur janë në pyetje fëmijët dhe e mbështet vazhdimin e projekteve të Ambasadës së fëmijëve për të gjithë fëmijët e botës.

Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e Ambasadës së fëmijëve për të gjithë fëmijët në botë, të cilët e kërkuan mbështetjen e tij, veçanërisht për projekte të cilat janë në shërbim më së shumti për fëmijët nga kategoritë e cenueshme sociale.

Zaev theksoi se Qeveria vëmendje të veçantë i kushton çështjes së fëmijëve, sepse, siç tha, “ato janë ardhmëria jonë”.

Përfaqësuesit e Ambasadës së fëmijëve për të gjithë fëmijët e botës, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media e informuan kryeministrin për qëllimet dhe aktivitetet e tyre dhe kërkuan mbështetje për vazhdimin e projekteve të cilat siç theksuan mysafirët, janë falënderues dhe janë në shërbim më së shumti për fëmijët nga kategoritë e cenueshme sociale.

Siç transmeton MIA, ata kërkuan nga kryeministri ndihmë edhe për restaurimin e fondit për fëmijët e pjesëtarëve të vdekur të forcave të sigurisë dhe e ftuan të jetë mysafir nderi dhe mbështetës i jubileut të 20 vjetorit të “Ambasadës së fëmijëve për të gjithë fëmijët e botës”.

Zaev në takim ndau përvoja nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, në drejtim të këmbimit të ideve për funksionimin e qëndrueshmërisë të projekteve që i zbaton kjo organizatë.

Ai i inkurajoi përfaqësuesit e Ambasadës së fëmijët për të gjithë fëmijët në botë, me qëllim për ta informuar për aktivitetet e tyre, si dhe të kontaktojnë me ministrat me portofol, për realizimin e projekteve të tyre.