Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim sheh lëvizje pozitive të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë, por edhe në rajon, për ç’shkak  është rritur edhe numri i investuesve të interesuar.

Këtë e porositi sot nënkryetari i BERZH-it, Pier Hajbron gjatë takimit në Budvë me kryeminstrin Zoran Zaev, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Renata Trenevska Deskoska.

Ai i përshëndeti angazhimet reformuese të Qeverisë dhe proceset reformuese në Maqedoni, që kontribuojnë për ndryshime pozitive të klimës ekonomike në vend, por edhe në Ballkanin Perëndimor, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Paralajmëroi mbështetje të mëtutjeshme më intensive të BERZH-it në projektet e rëndësishme për ndërlidhje të vendeve nga rajoni në një treg më të madh ekonomik, që si mënyrë e dobishme e zhvillimit të politikave fillon të realizohet.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është fuqimisht e fokusuar të tërheqë numër sa më të madh të investuesve dhe të kontribuojë drejt jetës më të mirë të qytetarëve. Jemi të vetëdijshëm se interesi i komunitetit ndërkombëtar ekonomik dhe të biznesit di të jetë më i madh, nëse ne shtetet e rajonit, të cilat nuk jemi të mëdha si tregje individuale, shfaqemi bashkërisht. E dimë se kjo është me rëndësi për kompanitë, për atë nevojiten kushte, siç janë infrastruktura më e mirë dhe komunikimi i ndërsjellë aktiv dhe Maqedonia me përkushtim punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. Punojmë bashkërisht në mundësi të reja për bashkëpunim”, tha kryeministri Zaev.

Në takim, posaçërisht iu kushtua vëmendje projekteve nga sfera e infrastrukturës që kanë mbështetje nga BERZH-i, ndërsa siç tha nënkryetari Hajlbron, ajo mbështetje do të vazhdojë, posaçërisht pas klimës pozitive në rajon që është vërejtur dhe përshëdnetur edhe nga BERZH-i edhe nga BE-ja.

Është biseduar edhe për thellim të mundshëm të bashkëpunimit në sferën e bujqësisë.

Takimi me Hajlbron ishte aktiviteti i parë i Zaevit dhe delegacionit qeveritar, të cilët ndodhen për vizitë në Budvë, në Konferencën ekonomike rajonale.