Republika e Maqedonisë lëviz në drejtim të mirë në plan politik, ka porositur Alberto Alfedo Manuel Trueba, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Argjentinës për Republikën e Maqedonisë në takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe pastaj i ka përshëndetur angazhimet e tij dhe të Qeverisë për sigurim të standardit më të lartë jetësor dhe jetë cilësore për qytetarët.

Në takim është vlerësuar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Argjentinës ndajnë vlera të njëjta, për jetë më të mirë të qytetarëve, vende të reja të punës, zhvillim i ekonomisë dhe zhvillim i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Janë konstatuar relacione të mira dhe miqësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Argjentinës dhe është shprehur përcaktim i përbashkët për intensifikim të bashkëpunimit në disa sfera në planin politik dhe ekonomik.

Siç njoftoi shërbimi qeveritar për informim kryeministri Zaev në takim ka theksuar se tani duhet të punohet që të sigurohet zhvillim i shtetit dhe perspektivat për qytetarët, si dhe progres në qëllimet strategjike euro-atlantike, pas tejkalimit të krizës politike dhe ndryshimet politike.

“Jemi të përkushtuar në ekonomi, mbështetje të ndërmarrjeve, tërheqje të investimeve, avancim të marrëdhënieve tregtare me shtetet e rajonit dhe botës përmes bashkëpunimit miqësor rajonal dhe ndërkombëtar”, ka thënë Zaev në takimin me Trueban.