Ende nuk ka vendim përfundimtar se kush do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, pasi Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit, nëse do të emërohet ministër i ri pa resor në vend të Ramiz Merkos, apo se do ketë rokadë në shpërndarjen e kulaçit qeveritar.

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se gjitha opsionet janë të hapura dhe se ende nuk ka vendim përfundimtar, por shpreson se deri në fund të javës do të plotësohen vendet e zbrazëta.

“Sonte kam mbledhje dhe bisedime rreth kësaj. Jam i vetëdijshëm se është për të mirën e shtetit që sa më parë të zgjidhen këto çështje. Pasi të kemi vendim përfundimtar do ta njoftojmë opinionin”, ka thënë Zaev.