Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk zhvillohen bisedime për hyrje të PDSH-së në Qeveri.

“Unë nuk kam bërë bisedime me PDSH-në për hyrje në qeveri. Shpresoj se shpejt do t’i gjejmë zgjidhjet kadrovike për plotësimin e vendeve të zbrazëta”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm.

Mbetem, theksoi kryeministri i Maqedonisë, në përcaktimin e koalicionit aktual qeveritar për avancimin e bashkëpunimit edhe me subjekte të tjera politike dhe individë në parlament, veçanërisht për atë që paraqet interes kombëtar, reformat dhe prioritetet kryesore të qytetarëve të RM-së.