Republika Popullore e Kinës është mik i dëshmuar i Maqedonisë, ndërsa marrëdhëniet tona dypalëshe janë jashtëzakonisht të mira dhe në të ardhmen pres bashkëpunim të frytshëm mes dy shteteve tona, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev, i cili sot në Budapest realizoi takim me kolegun e tij kinez Li Keçijang dhe delegacionin qeveritar të Republikës Popullore të Kinës.

Siç informoi pres shërbimi qeveritar, në Samitin 16+1 për bashkëpunim të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës, kryeministri Zaev ka theksuar se Maqedonia është e gatshme në disa projekte konkrete të aplikojë për linjat e volitshme kreditore kineze.

“Ky është një moment historik për Republikën e Maqedonisë. Ndihma nga Republika Popullore e Kinës është e rëndësishme për modernizimin infrastrukturor të vendit”, ka theksuar kryeministri Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë ka shtuar se është shumë me rëndësi mbështetja e Republikës Popullore të Kinës për vendosjen e bashkëpunimit më intensiv ekonomik mes dy vendeve.

“Në takimin të dy kryeministrat i kanë shqyrtuar projektet me rëndësi rajonale për Korridorin 10 dhe janë dakorduar për implementimin dhe realizimin e tyre në një afat së më të shkurtër. Është biseduar edhe për ndërlidhjen e re hekurudhore në gjatësinë e Korridorit 8”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Zaev ka potencuar se Republika e Maqedonisë do ta përforcojë bashkëpunimin me kompani të shquara kineze nga fusha e teknologjive informatike. Në suaza të Samitit 16+1 në takimet me përfaqësuesit e kompanive “ZTE” dhe Huavei” janë ndarë ide dhe plane për zgjidhje inovative smart për të cilat ekziston pajtueshmëri se mund të implementohen në koncept të ri të smart shteteve.

Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Li Keçijang ka theksuar se me realizimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 Maqedonia do të bëhet nyje transportuese në rajon dhe se investimet në infrastrukturës janë investime në ardhmërinë e Maqedonisë. Në prag të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, vitin e ardhshëm, ai pret intensifikim dhe avancim të bashkëpunimit.

Keçijang ka përkujtuar se Republika Popullore e Kinës e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues dhe se në bashkëpunimin dypalësh e respekton atë.