Deri në fund të mandatit, siç premtuam, specialistët në shtet do të kenë 100.000 denarë pagë dhe paga e përgjithshme e të gjithë të punësuarve në shëndetësi do të rritet me dinamikë të mjaftueshme motivuese të na mbeten këtu në shtet, theksoi kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve nga Antonio Milloshoski.

“Qëndrojmë në premtimet tona dhe do të kishte të holla për 15 për qind në vitin 2018, që nga tani t’i paralajmërojmë në skadimin e vitit 2017, nëse mundoheshit në mënyrë aq armiqësisht ndaj shtetit gjatë gjithë këtyre viteve më parë, madje të duhet të kemi pagesë nga 60 milionë euro detyrim vetëm në shëndetësi në të gjithë 120 institucionet shëndetësore”, tha Zaev.

Do të thotë, theksoi, 60 milionë euro janë detyrimet e institucioneve shtetërore. Potencoi se pesë për qind rritje të pagave në shëndetësi janë pesë milionë euro, 15 për qind janë 15 milionë euro.

“Vallë mendoni se nuk mundemi të tërheqim kredi prej dhjetë milionë euro plus dhe ta realizojmë atë që kemi premtuar. Jo, ne u dorëzuam. Do t’i përforcojmë perfomansat e vetë Ministrisë dhe në vetë punën qeveritare dhe do t’i rrisim pagat dhe këtë do të përpiqemi ta arrijmë edhe në vitin 2018 në varshmëri nga politikat e tona të suksesshme”, tha Zaev.

Shpjegoi se specializantët tanimë janë paraparë në Buxhetin për vitin 2018.

“Të holla në buxhet janë paraparë në këto një miliardë e 100 milionë denarë të reja, që të zgjidhet problemi i specializantëve e cila është një prej premtimeve zgjedhore që ua dhamë dhe besoj se do të mundemi që në këtë vit të fillojmë me vendosjen e mjekimit spitalor falas nëse jo për të gjithë, të paktën për grupet e kategorive të qytetarëve të rrezikuar, të varfrit, personat me hendikap, personat me nevoja të posaçme. Nëse jemi të suksesshëm në politikë do ta vendosim deri në fund të vitit 2018 dhe mjekimit spitalor falas”, shtoi Zaev.