Me pyetjen përse është vendosur shenja e flamurit evropian në Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve që e bëri deputeti Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE për kryeministrin Zoran Zaev filloi mbledhja e sotme në Kuvend në të cilën për herë të parë kabineti i ri qeveritar përgjigjet në pyetjet e deputetëve.

Dimovski tha se ligji është jokushtetues dhe diksriminues dhe se përshtypja e opinionit është se ka hyrë në marrëdhëniet mes të gjitha partive politike, si temë e cila përdoret dhe keqpërdoret për kalkulime politike dhe bërje të koalicioneve. Flamuri evropian në ligj, potencoi, e ka kufizuar diskutimin në Kuvend dhe ka pamundësuar intervenim të amendamenteve.

Zaev në përgjigjen theksoi se flamuri evropian është vendosur në bazë të Konventës evropiane për përdorimin e gjuhëve.

“Duke pasur parasysh se të drejtat e barabarta të qytetarëve janë vlera evropiane të sjella në pajtim me vendimet dhe deklarimet e BE-së, diçka që gjithashtu është me rëndësi në rrugën për evropianizim të plotë të Maqedonisë, vendosëm të jetë pjesë përbërëse e Programit nacional në pajtim të të cilit vendoset flamuri i BE-së. Eurokomisari Han në deklaratën e vet aludoi se me të vërtetë ka punë prioritare në pjesën e orarit për vetë agjendën e reformave siç janë reformat në jurisprudencë, administratë publike, shërbimet e fshehta dhe të ngjashme, por nuk pati kurrfarë vërejtje nëse është me flamur evropian apo jo”, tha Zaev, duke vlerësuar se nuk është shkurtuar e drejta e debatit.

Është i bindur, siç theksoi, se kohezioni dhe të drejtat e qytetarëve janë punë e rëndësishme dhe mund të jenë pjesë e reformave sepse nëse nuk ka mirëkuptim për dallimet dhe të drejtat me Kushtetutë për të gjithë qytetarët në Maqedoni, vështirë se do të zbatohen edhe reformat thelbësore në jurisprudencë, administratë publike, media, shërbime të fshehta…

Në komentin e përgjigjes së tij, Ilia Dimovski tha se flamuri evropian në ligj mund të vihet vetëm kur ai ligj përmban dispozita me të cilat bëhet harmonizimi me të drejtat e BE-së me ç’rast ceken edhe të dhënat nga akti zgjedhor i BE-së me emrin e plotë, numër dhe datë, që nuk ishte rast me propozimin qeveritar.

Zaev, ndërkaq, duke ia sqaruar përgjigjen, potencoi se absolutisht mbetet në qëndrimin e Qeverisë se në mënyrë transparente dëshirojnë të mundësojnë të drejta të qytetarëve në pajtim me Kushtetutën, të cilat, theksoi, praktikisht u nevojiten.

“Në fund qëndron Komisioni i Venecias atë që mund ta thotë, amandamente gjithashtu janë partashtruar dhe absolutisht jam i vetëdijshëm se duhet të shkojmë përpara në shkarkimin tonë nga paragjykimet nëse të drejta të caktuara të bashkësive më të vogla etnike duhet t’i japim apo jo. Besoj se nëse shkarkohemi si shoqëri do të mund të përkushtohemi në punë të cilat janë me rëndësi dhe të barabarta për të gjithë”, tha Zaev.

Konsideron se duhet të jepet e drejta e cila kërkohet dhe kjo të jetë në pajtim me Kushtetutën, ndërsa nëse jo, theksoi, ka institucione të shtetit të cilat do të korrigjojnë.