I tërë rajoni duhet të shkojë përpara drejt BE-së dhe NATO-s, por vetëm nëse e avancon bashkëpunimin mund t’i realizojë këto qëllime strategjike, tha kryeministri Zoran Zaev në “Konferencën ekonomike të Malit të Zi 2017 – sfidat në rrugën drejt BE-së” rajonale  që po mbahet në Budvë.

Në fund, përmendi Zaev, gjithçka reduktohet në ekonomi, madje edhe anëtarësimi ynë në BE dhe NATO. Është me rëndësi bashkëpunimi i suksesshëm mes shteteve, sepse vetëm bashkërisht, si treg më i madh ekonomik, mund të jenë më atraktive për ekonominë ndërkombëtare dhe komunitetin e biznesit.

“Duhet së bashku të dërgojmë mesazhin në shtetet tona se shumë gjëra varen nga ne. Përmes këmbimit të përvojave, lëvizshmërisë, fuqisë së kualifikuar punëtore, klimës politike të bashkëpunimit, bashkëpunimit të odave, çrrënjosjen e korrupsionit,  dërgojmë  sinjal të fortë se ky rajon mund të jetë një vend tërheqës për investime”,  potencoi kryeministri.

Ne të gjithë duam, tha, të bëhemi anëtare të BE-së dhe NATO-s, kryesisht për shkak të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. Të punojmë së bashku drejt këtij qëllimi, apeloi  Zaev.

Në konferencën ekonomike në Budvë u konstatua se udhëheqësit e vendeve të rajonit takohen për herë të shtatë për disa muaj, gjë që kurrë nuk ka ndodhur më parë. Gjithashtu,  vlerësimi se procesi i Berlinit i jep rezultatet, sepse vetëm përmes bashkëpunimit  infrastrukturor dhe komunikimit, është e mundur të arrihet një bashkëpunim më aktiv ekonomik, i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit.

E gjithë kjo, konkluduan diskutuesit,  kryeministra dhe përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një mesazh i rëndësishëm pasi rajoni është i pjekur dhe i vetëdijshëm se vetëm  bashkëpunimi i fuqishëm dhe i fortë e sjell më afër ndaj qëllimeve strategjike – BE dhe NATO.

Rruga e Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO është e përbashkët, me fqinjët e saj, të dakordohen për pjesëmarrësit e “Konferencës Ekonomike të Malit të Zi 2017 – Sfidat në rrugën drejt BE-së” rajonal, që po mbahet në Budvë.