Në konceptin “Një shoqëri për të gjithë” e gjetën veten shumica e qytetarëve të Maqedonisë dhe për këtë shkak aq masivisht qëndruan pas tij. Qeveria është fuqimisht e vendosur që ta zbatojë në vepër, pasi ky koncept e siguron ardhmërinë e vendit, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në promovimin e Projektit për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim të USAID-it.

Ai theksoi se rinia është e sotmja dhe e nesërmja e Maqedonisë dhe se njerëzit e rinj janë potenciali kryesor për zhvillim të vazhdueshëm të vendit.

“Sa më herët i heqim barrierat në rrugët e tyre, nëpër rrugë aq më të pastërta do të ecin dhe do të mund të përqendrohen në vlerat e vërteta. Ato vlera nuk janë kush je, por çka mbajmë me vete, çfarë potenciali, ku mund ai të orientohet që t’u sigurohen vende pune sipas kapaciteteve të tyre, e me këtë edhe ekzistencë më stabile. Këtë mund ta njohim dhe orientojmë më së shumti përmes procesit cilësor, integrues, arsimor. “Shoqëri e barabartë për të gjithë” nënkupton edhe arsim të barabartë për të gjithë”, thotë Zaevi.

Zaev tha se bashkëjetesa nxitet dhe mësohet që në vegjëli dhe në atë mënyrë krijohen gjenerata pa paragjykime, të rinj të cilët i dinë të drejtat e veta, por edhe përgjegjësitë, të cilët mendojnë në mënyrë kritike, ndërmarrin aksione për ndryshimin e gjërave për më mirë.

Sipas kryeminsitrit, projekti ka kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në procesin e arsimit dhe edukimit të të rinjve në frymën e vlerave demokratike dhe kohezionit multietnik drejt të cilit po zhvillohet vendi.

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, tha se projekti ka për qëllim që Maqedonia të zhvillohet në një shoqëri energjike, të shumëllojshme dhe inkluzive.

“Shumëllojshmëria është një ndër anët më të fuqishme të këtij vendi. Ajo është ndër adutet më të fuqishme edhe të SHBA-së. Secila shoqëri multietnike duhet të mësojë se ne jemi më të fuqishëm për shkak të ekzistimit, e jo për shkak të mungesës së llojllojshmërisë”, tha Bejli.

Theksoi se të rinjtë do ta konfirmojnë drejtimin nëpër të cilin lëviz zhvillimi afatgjatë i Maqedonisë dhe se do të përballen me sfida të shumta, por me rëndësi është me atë rast t’u ndihmohet t’i zhvillojnë veglat që do t’u nevojiten për t’i analizuar dhe t’u përgjigjen këtyre sfidave.

“Para disa dekadave, dr. Martin Luter King Xhunior tha: ‘Ekzistenca jonë varet nga aftësia jonë për të mbetur vigjilentë, të adaptohemi ndaj ideve të reja, të jemi të kujdesshëm dhe të përballemi me sfidën që e sjellin ndryshimet'”, theksoi Bejli, duke shtuar se qëllimi i projektit është të rinjtë drejtpërdrejt ta ndjejnë rëndësinë e tolerancës dhe respektimin e të tjerëve.

 

Дескоска УСАИД

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska theksoi se kreativiteti dhe vendosja e praktikave inovative janë parakusht për sigurim të arsimit të suksesshëm, e cila u përgjigjet nevojave të së tashmes, por edhe të ardhmes.

“Jemi të vetëdijshëm për potencialin e pakufizuar, energjinë dhe idenë e të rinjve. Obligimi ynë i përbashkët është që ta kanalizojmë këtë potencial, dhe t’u japim mundësi dhe shembuj se si të njëjtin në mënyrë konstruktive ta shfrytëzojmë. Dëshirojmë që kjo energji të jetë e orientuar drejt zhvillimit të frymës qytetare, dhe inkuadrimit aktiv të të rinjve në proceset demokratike nëpër shkolla, por edhe jashtë saj”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se projekti ka zhvilluar aplikacion mobil, i quajtur EduMobMk, i cili mundëson që rrëfimet e suksesshme për bashkëpunim ndëretnik nga klasat dhe shembujt e mirë për inkuadrim qytetar të nxënësve, ndërsa qëllimi është informim më i mirë i shkollave dhe nxitje për bashkëpunim profesional midis mësimdhënësve, por edhe dhënie të shembujve pozitiv të të rinjve.

Qëllimi i Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim është përmirësimi i integrimit ndëretnik përmes mundësimit të interaksioneve pozitive midis të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike në nivel të shkollës dhe në nivel të bashkësisë dhe kultivimit të vlerave dhe sjelljeve demokratike dhe qytetare, si dhe praktika vullnetare midis të rinjve.

Projekti është iniciativë pesëvjeçare në vlerë prej 5,5 milionë dollarësh dhe në korniza të tyre do të realizohet bashkëpunimi me palët e interesuara, si mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë për përforcim të kohezionit etnik dhe vlerat qytetare.

Komanda evropiane SHBA-ja do të punojë në partneritet me USAID-in në këtë Projekt, duke siguruar 1,5 milionë dollarë për rinovim të shkollave gjatë pesë viteve të ardhshme.