Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media ka folur për vendimin e sotëm të PZAP-it për rinumërimin e votave në Prizren dhe Prishtinë.

Ai ka thënë se Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë bërë bashkë kundër VV-së dhe se ata nuk do ta lejojnë që të kundërshtohet vullneti popullit. Ymeri i ka bërë thirrje hetuesve ndërkombëtarë që të hetojnë për grupin “e grusht shteti” që po tentojë ta prishin demokracinë.