Bashkimi Evropian është “tërësisht në konfuzion” pasi që Britania e Madhe votoi që ta braktisë dhe duhet ta rishqyrtojë vizionin e saj për zgjerimin dhe për vendin e Turqisë në të, deklaroi kryeministri turk Binali Jëlldërëm gjatë vizitës në Londër.

“Pas vendimit për Bregzit, BE-ja është tërësisht në konfuzion. Ata duhet ta rishqyrtojnë vizionin për të ardhmen, deri në cilën gradë do të zgjerohet dhe çfarë vendi do të ketë Turqia në të. Ne jemi këtu. Nuk do të shkojmë askund”, deklaroi Jëlldërëm në Londër.

Turqia nga viti 2005 zhvillon bisedime për anëtarësim në BE, por spastrimi masiv, të cilin e zbaton Qeveria pas tentativës së pasuksesshme të vitit të kaluar për grusht shtet, i ka përkeqësuar raportet mes Brukselit dhe Ankarasë.

Jëlldërëm gjithashtu tha se Turqia  nuk beson se kriza në Sirinë fqinje mund të zgjidhet, derisa është në pushtet presidenti sirian Bashar Al Asad.

“Regjimi aktual është përgjegjës për mënyrën në të cilën zhvillohen gjërat në Siri.. Nuk mendoj se është reale perspektiva që të ndërtohet paqja e përhershme në Siri, ndërsa Asadi është në funksion”, deklaroi kryeministri turk.