Xherdan Shaqiri e ka pranuar se ishte habitur kur gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti kundërthënëse për Zvicrën për lojë me dorë në ndeshje kundër Irlandës së Veriut, e cila u zhvilluar mbrëmë në kuadër të “play-off” për Kupën e Botës.

Volleja e Shaqirit e goditi Corey Evans brenda zonës së rreptësisë në minutën e 58-të dhe gjyqtari akordoi penallti kundërthënëse për prekje të topit më dorë, e Ricardo Rodriguez shënoi nga pika e bardhë për t’ia dhuruar Zvicrës fitoren minimale në ndeshjen e parë të “play-off”, transmeton Express.

Por, përfaqësuesi i Zvicrës me prejardhje nga Kosova ka thënë se ishte habitur nga vendimi i gjyqtarit.

“U habita kur gjyqtari na e dha penalltinë. Nuk e di çka ndodhi në atë situatë. Vështirë të thuhet pas lojës. Nuk e pashë nga aty ku isha. Tentova të godisja dhe dikush ma bllokoi shutin