Ndonëse kanë disa javë që janë tërhequr nga ekrani duke braktisur spektaklin “Dance With Me”, Xheni dhe Benardi, ish-banorët e “Big Brother”, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të ndarjes së tyre të papritur.

Në një intervistë të pak ditëve më parë, Xheni u shpreh se arsyeja përse ata i dhanë fund lidhjes ishte sepse gjërat mes tyre nuk fuksiononin më.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një statusi disi të përgjithshëm në Instagram, ajo ka lënë të kuptohet se në fakt ka qenë vetë Benardi përgjegjës për ndarjen.

“Shumë njerëz, të mësuar me faktin që unë jam gjithmonë aty, vijonin të hynin e të dilnin nga jeta ime duke më marrë për të mirëqenë. Ishin të pavetdijshëm ndoshta, që kur unë vendos të dal nga jeta e dikujt, nuk kthehem më!”- shkroi Xheni, duke lënë të kuptohet se për ta nuk ka më ribashkim.