Xhaka është në qiellin e shtatë për kualifikimin e Zvicrës në Botërorin “Rusia 2018”.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur i lumtur për kualifikimin në Botërorin “Rusia 2018”.

Zvicra siguroi kualifikimin pasi eliminoi në “Play-Off” Irlandën Veriore pas dy ndeshjeve, duke shkuar në Rusi falë triumfit në udhëtim 0:1, pasi në Basel gjithçka përfundoi 0:0.

Në të dy ndeshjet u paraqit edhe mesfushori i Arsenalit që gëzimin e ka shprehur përmes rrjeteve sociale.

“Rusi, ne po vijmë”, ka shkruar ai si përshkrim të një fotografie në të cilën shihet i gjithë ekipi zviceran.