Lojtarët shqiptarë të klubit londinez, Arsenal, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë uruar për festen e Flamurit përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Në llogarinë zyrtare të Xhakës, dyshja i ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, transmeton Express.

Xhaka, urimit ia ka bashkangjitur një fotografi me Mustafin, në të cilën ata shihen duke e bërë shqiponjën.