Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot realizoi takim të shkurtër protokolar me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në fillim të takimit, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi shfrytëzoi rastin që të urojë Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe u shpreh se është i bindur që Kryeparlamentari Xhaferi, do të përmbushë këtë detyrë në mënyrë dinjitoze dhe të përgjegjshme.
Xhaferi falënderoi kryetarin e Preshevës për vizitën protokolare dhe theksoj se është i kënaqur që vizitat e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të thellohet bashkëpunimi institucional në të gjitha sferat.
Gjatë takimit u konfirumua bashkëpunimi ndër institucional që do të kenë mes vete dy palët dhe u theksua se stabiliteti i Maqedonisë ndikon edhe në stabilitetin e të gjithëve në rajon. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aspektin juridik e administrativ për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes shqiptarëve të Preshevës dhe gjithë etnive Të tjera që jetojn brenda territorit të Serbisë si dhe për avancimin e të drejtave të tyre në këtë shtet.