Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej sot do të marrë pjesë për vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë.

Në kuadër të vizitës, parashikohet që Xhaferi të ketë takime me kolegun e tij suedez, kryetarin e Riksdagut, Urban Alin, me ministren e Punëve të Jashtme Margot Valstrom me ministren e Emigraciont dhe zëvendësministren e Drejtësisë Helen Fritzon, ndërsa do të ketë edhe audiencë tek mbreti i Suedisë, Karl XVI Gustaf.

Xhaferi gjatë qëndrimit në Suedi do të takohet edhe me kryetaren e  Këshillit bashkiak të Stokholmit Luiz Erlandson Slorah, do të ketë edhe takime me nëpunësit dhe investiguesit e Shkollës së Ekonomisë në Stokholm, ndërsa do të vizitojnë edhe Muzeun Vasa dhe Muzeun Nobel.

Mbretëria e Suedisë është monarki kushtetuese. Nga viti 1973 shef i vendit është mbreti Kral XVI Gustaf. Parlamenti njëdhomësh Riksdag numëron 349 deputetë të cilët zgjidhen përmes modelit proporcional  me mandat prej katër vitesh. Kryeministri i Suedisë nga viti 2014 është Stefan Lofven nga Partia Socialdemokrate.

Marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Suedisë janë vendosur në vitin 1993. Nga viti 2002 Mbretëria e Suedisë në komunikimin bilateral  e përdor emrin kushtetues derisa në tubimet ndërkombëtare e përdor referencën.