Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi, ka thënë se i vjen shumë keq për Gianluigi Buffonin, pasi Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi.

Italia u mposht me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga Suedia pas dy ndeshjeve të “play-off”, që do të thotë se kombëtarja italiane do të mungojë në Kupën të Botës për herë të parë pas plot 60 viteve, transmeton Express.

Buffon kishte planifikuar të luante këtë turne para se të pensionohej, por tani duket se ndeshja e dytë e “play-off” ishte e fundit që ai e zhvilloi për vendin e tij.

“Sa keq”, ka thënë Xavi për Premium Sport.

“Kupa e Botës pa Italinë është gjë e çuditshme dhe rrallë. Personalisht me vjen shumë keq për Buffonin, sepse ai është legjendë e vërtetë, shembull për të gjithë atletët jo vetëm futbollistët”, ka shtuar ai