Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se dy yjet e skuadrës, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil do të largohen në janar vetëm nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Të dy lojtarëve u mbarojnë kontratat në fund të këtij sezoni dhe do të jenë në gjendje të bisedojnë me klubet tjera në janar, transmeton Express.

I pyetur nëse dyshja do të mbetet në Arsenal edhe pas janarit, Wenger tha: “Po, natyrisht”.

“Për aq sa di unë, ata do të qëndrojnë deri në fund të sezonit në qoftë se nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme. Sa më përket mua, po, ata rrinë edhe sezonin e ardhshëm. Ata duhet të vendosin për këtë”, ka thënë ai. /