Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë 15-të ekstremistë, të cilët sot morën pjesë në një sulm ndaj xhamisë pjesën veriore të Sinait, publikoi televizioni “Skaj Njuz – Arabia”.

Në operacionin kundër sulmuesve, janë përdorur edhe fluturake pa pilot, ndërsa aksioni për likuidimin e tyre vazhdon.

Bilanci më i ri i viktimave në sulmin e sotëm është 235 të vdekur dhe 109 të plagosur, kumtoi televizioni shtetëror egjiptian.