Mediat greke kanë publikuar videon e arrestimit të shqiptarit, i cili ka pranur autorësinë e vrasjes së avokatit, ndërsa ka theksuar se është porositur dhe paguar në vlerën e 3000 eurove për këtë vrasje.

Avokati grek Michalis Zafiropoulos është vrarë me 12 tetor të këtij viti pranë zyrës së tij në një zonë të frekuentuar në Athinë.

Në videon e mposhtme nuk duket qartë momenti i arrestimit, por shikohen makinat kur kalojnë aty, ndërsa furgoni i bardhë në video është i policisë, ndërsa makina e vogël që vjen me shpejtësi është e shqiptarit.

Aty dëgjohen zërat e policëve që thërrasin, ‘Policia, polici,! Ndal Policia, mbaji duart mbi timon. Mos lëviz policia. Mos lëviz mbaji duart mbi timon’.