Petre Shilegov para se të fillojë të rrënojë duhet të ndërtojë diçka pasi që diçka të tillë nuk ka bërë deri më tani, theksojnë nga VMRO-DPMNE në një kumtesë për media.

“Nëse Shilegov i heq anijet, bën mirë të përgjigjet nëse ai nga xhepi i tij do t’i paguaj penalet ndaj kompanive të cilat janë koncesionare të tyre dhe nëse është i vetëdijshëm se sa kushton ky hap”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.