VMRO-DPMNE nuk mund të qetësohet me politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe për atë çdo ditë përhap lajme të rreme dhe i frikëson qytetarët me skenare të errëta ekonomike.

Të gjitha kategoritë e qytetarëve i ndjejnë përfitimet nga puna e suksesshme e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, e cila i zvogëlon shpenzimet joproduktive, i rishqyrton borxhet dhe orienton më shumë para kah qytetarët.

Vërtetim për të është edhe propozimi i ri i Buxhetit për vitin 2018 që është Buxhet për qytetarët dhe siguron stabilitet ekonomik dhe financiar të shtetit, kushte për ringjallje të ekonomisë, mbështetje serioze për investime të huaja dhe paga më të larta në segmentet kyçe si arsimi, siguria dhe mbrojtja sociale.