Duam të alarmojnë që të mbetet e shënuar. Me Deklaratën e Zoran Zaevit se prokuroria gjoja, ka udhëhequr hetimin për  kriminalitet të dy anëtarëve të Qeverisë, Zaev konfirmon se ekziston  lidhje e drejtpërdrejtë midis LSDM-së dhe Prokurorisë Publike e cila përdoret si  mekanizëm për disiplinë, kërcënim dhe shantazh.

“Procedurat në prokuroritë janë sekrete dhe në asnjë rast kryeministri nuk duhet as nuk mund të dijë çfarë punojnë prokurorët të cilët janë organ i veçantë shtetëror, por me këtë deklaratë të kryeministrit konfirmohet se Zaevi në thelb është porositës i punës së prokurorëve, fakti i cili është skandaloz dhe krejtësisht i paligjshëm”, theksohet në kumtesën nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Tani është e qartë se Zaev përveçse është kryeministër i instaluar, është edhe  shef i prokurorisë shtetërore dhe speciale, me ç’farë kryhet kanosje direkte të funksionimit të sistemit juridik, dhe nga këtu nuk është aspak për t’u habitur që në mënyrë të turpshme janë organizuar, legjitimuar dhe legalizuar zgjedhjet më të kriminalizuara të cilat ndodhën muajin e kaluar.

E gjithë kjo është teatër në të cilin Zaevi i aboluar për kriminalin në  Global prej 8.5 milionë euro, njeri kundër të cilit zvarritet rast gjyqësor për kërkim të ryshfetit prej 200 mijë euro dhe i cili në Strumicë për firmat e tij dhe format e kushërinjtë dhe të afërmit e tij u ndante miliona tenderë, dëshiron të paraqitet  si luftëtar i rrejshëm  për drejtësi.