Disenjatorja Vjollca Llapashtica vetëm dy ditë më parë kishte ditëlindjen, por pë shkak të ngarkesës profesionale nuk pati kohë të paktën me rastin e kësaj dite as thirrjeve telefonike të ju përgjigjet.

Por supriza e ditëlindjes ndodhi mbrëmë, ku e motra e saj Teuta Kryeziu ka ftuar Vjollcën në darkë familjare, në restorantin “Baseliko” ndërsa në fakt i ka ftuar të gjitha shoqet e saja, edhe nga vendet jashtë Kosovës. “Kjo është supriza më e mira që më ka ndodh deri më sot, ku u zuprizova por dhe i takova në një tavolinë të gjitha shoqet që shumicën e kohës e kaloj me to. E falenderoj shumë Teutën…”, tha Vjollca. Ndeja vazhdoi deri në orët e vona.