Në vazhdën e akuzave për sulme seksuale në botën e të famshmëve, tashmë ka arritur dhe akuza e dytë për vepër të tillë ndaj aktorit të njohur Ed Westwick.

Tamë është aktorja Aurelie Wynn ajo e cila ka hedhur akuza në drejtim të kolegut të saj Westwick, duke publikuar detaje në lidhje me incidentin e dyshuar, që raportohet se ka ndodhur në drejtim të saj.

Ndërkohë policia është duke hetuar edhe akuza të tjera të raportuara për sulme seksuale nga ana e Ed Westwick, gjë të cilën e para  e bëri aktorja Kristina Cohen.