Kryeministri Edi Rama ka shpallur nga Vlora logon zyrtare të vitit të Skënderbeut. Pas ceremonisë për ngritjen e flamurit përpara monumentit të arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemali, kryeministri Edi Rama tha se heroi kombëtar shënjoi ardhmërinë e kombit shqiptar.

“Në Vlorë ne jemi në këtë ceremoni modeste për të çelur vitin e Skendërbeut nën patronazhin e dy presidentëve, Metës dhe Thaçit. Jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit të Skenderbeut. Se pas 550 vitesh nga vdekja e tij ai shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu i artit luftarak që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin. Shqiptarët e patën një figurë që shënjoi ardhmërinë si komb”- tha Rama.

Ai ka numëruar marrëveshjet mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, ndërsa u shpreh se dy vendet do vijojnë rrugën e anëtarësimit në BE.

“Bashkimi kombëtar përmes integrimit në BE, është politikbërja nga ku vjen edhe frymëzimi ynë i përvitshëm. Në 1920, Boletini thoshte se diplomacia mbështetet në rrugën e mesme. Sot një shekull më pas, me këto fjalë mund të vazhdojmë të përshkruajmë mësë miri të gjithë ata që e shohin këtë përpjekje si përpjekje të përbashkët europiane“, tha Rama.

logo

LOGO-JA zyrtare e Vitit të Skenderbeut