Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, në vendin ku është arrestuar Albin Kurti, ka thënë se ‘klika e pushtetit’ po vazhdon persekutimin e Vetëvendosjes.

Tre deputetët ishin duke ardhë në seancë e cila do të vazhdonte nga dje. Ata u ndaluan nga policia përmes brutalitetit që u lënduan edhe disa deputetë. Ky është vazhdimi i një përndjekje që po i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje që prej dënimit të katër aktivistëve, e pastaj me vazhdimin e këtij gjyqi ndaj deputetëve tonë. Është i njëjti klikë e pushtetit, që në njërën anë konsideron ta dhunojë votën e lirë të qytetarëve përmes vendimeve që pamë dje në PZAP dhe KQZ dhe përmes vendimeve për ta persektuar çdo aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje që janë të angazhuar të ndalojnë krimin dhe korrupsionin në Kosovë. Do të jenë klika e kriminelëve ata që do të shkojnë në burg, e jo aktivistët.”, ka thënë Ymeri/Periskopi/