Kandidati i BDi-së, Visar Ganiu është zyrtarisht fituesi i komunës së Çairit, pas rivotimit të sotëm në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit ku u rivotua në raundin e tretë të Zgjedhjeve Lokale.

Fitoren e Visar Ganiut e ka konfirmuar Bujar Osmani i cili në rrjetin e tij social ka shkruar “Fitoreeeeee!”, njofton TetovaSot

 Gjykata Administrative pas ankesës së BESË-s, mori vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Dallimi në Çair mes Visar Ganiut dhe Zekerija Ibrahimit nga BESA në raundin e dytë ishin 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2091 dallimi është 66 vota.

Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor./TetovaSot/