Sot në Sheshin Skënderbeu në Shkup është mbajtur program festiv për 28 Nëntorin- Ditën e flamurit, nën patronazhin e Komunës së Çairit.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu tha se Dita e flamurit është data që më shumë se çdo gjë tjetër na bën një.

Jemi mbledhur sot në Sheshin Skënderbeu, vendin e kujtesës së lavdishme historike dhe frymëzimit për vazhdimësinë e rrugës së përjetë i është ngjarja më e bukur për çdo bashkëkombës kudo që jeton.

Data që më shumë se çdo gjë tjetër na bën një, pa dallime politike, krahinore e fetare sepse jemi të vetëdijshëm se rrënja e ekzistencës sonë si komb është bashkimi.

Të ndarë me kufij gjeografik sot, por falë këtij Flamuri të bashkuar shpirtërisht, përgjithmonë në përkrahje të njëri- tjetrit në rrugën e promovimit të vlerave përparimtare.

Të vazhdojmë ta mbajmë të pastër e të paprekur Flamurin tonë, simbolin tonë të shenjtë, udhë ndriçues dhe bashkues.

Ashtu si Dielli ndrit dhe ngrohë botën dhe mban gjallë jetën, Ne na ndrit, na bashkon shpirtrat, na ngroh, rrugën na e tregon, ky Flamur.

Me pamje frymëzuese, me ngjyra ekzaltuese nga më të vjetrit, më krenarët, më madhështorët, më të bukurit në botë është Flamuri ynë.

Gëzuar të gjithë shqiptarëve festën e sakrificës shekullore për liri dhe krenari kombëtare.