Pas fitores së sotme në Çair, Visar Ganiu nga radhët e BDI-së ka zyrtarizuar fitoren e tij në tre raunde të zgjedhjeve Lokale, sot ai edhe njëherë e mposhti Zeqirja Ibrahimin nga radhët e Lëvizjes BESA, njofton TetovaSot

“Fitorja e jonë është me meritë më të madhe që ju përshkruhet juve, strukturës dhe aktivistëve që tre muaj dhatë maksimumin për të bind të gjithë se Çairi është bastion i BDI-së, Ali Ahmetit dhe vizionit të tij”, theksoi Ganiu.

“Unë premtoj bashkëqeverisje me qytetarët, Visar Ganiu do të jetë kryetar i qytetarëve të Komunës së Çairit dhe do të jem i hapur për cdo qytetar që me bashkëmenaxhim ta cojmë komunën tonë në rrugën e duhur”, theksoi mëtej Visar Ganiu.

Edhe shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani pas fitores së sotshme të Visar Ganiut kundrejt kundër kandidatit Zeqirja Ibrahimit nga BESA, ka theksuar ne jemi bë shkollë sesi fitohen zgjedhjet kudo në Maqedoni, njofton TetovaSot

“Kemi treguar se jemi shembull sesi bëhet fushatë dinjitoze dhe të rikthehet rezultati. Ne jemi bë shkollë sesi fitohen zgjedhjet kudo në Maqedoni. Kemi dalë me kandidatin më të mirë të mundshëm në Çair, programin më serioz dhe e kanë vlerësuar këtë nijet të mirë ”, tha Bujar Osmani/TetovaSot.