Vijnë dënimet e para nga arrestimet e sotme për 27 Prillin, Çavkovit iu përkeqësua gjendja kërkoi ndihmë

Igor Durllovskit, njërit prej organizatorëve të protestës të „Për Maqedoni të përbashkët“ i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Ai është njëri të dyshuarit për të cilin gjykatësi i procedurës paraprekae i shqiptoi masën e sigurimit të pranisë së tij, përcjell TetovaSot. Arrest shtëpie iu shqiptua deputetes nga VMRO-DPMNE-ja, Zhaklina Peshevska
Ish-ministri i MPB-së, Mitko Çavkov gjatë dëshmisë së tij para gjykatës fajin e ka hedhur tek policët me pretekstin se ata janë të pavarur nga komanda se kanë mund të veprojnë.
Çavkov u ankua për shëndetin e tij dhe kërkoi medikamente.
Nga 36 të pandehurit, policia arriti të gjejë dhe të arrestojë 24. Njesia speciale “Alfa” është në kërkim të 12 të akuzarve tjerë./TetovaSot/