Seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve lokale përfundoi me konstatimin e dorëheqjeve të deputetëve, të cilët kanë marrë funksione të kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale, si dhe verifikim të mandateve të pasardhësve të tyre.

Pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i konstatoi dorëheqjet dhe konstatoi se deputetët po largohen, ata të cilët ishin përzgjedhur për kryetarë komunash e ndërprenë seancën duke e pritur raportin e KSHZ-së.

Kuvendi në fillim të seancës së 18-të i konstatoi dorëheqjet e pesë deputetëve të cilët u bënë kryetar komune në rrethin e parë të zgjedhjeve, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Sasho Pocov, Kosta Janevski dhe Maksim Dimitrievski.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, kuvendi sot konstatoi edhe ndërprerje të mandateve të deputetëve edhe të deputetëve: Bardhyl Dauti nga PDSH-ja dhe të Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA, i cili dorëheqjen deri te Parlamenti e dorëzoi para rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Deputetët e rinj të cilët në Parlament do t’i zëvendësojnë kryetarët e përzgjedhur të komunave u ulën në karriget e deputetëve pasi Kuvendi i verifikoi mandatet e tyre me 78 vota “për”. Tatjana Lalçevska, Aneta Sunevska Dimovska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinovski ulen në vendet e bashkëpartiakëve të tyre të cilët u bënë kryetarë komunash.

Në vendin e Bardhyl Dautit nga PDSH-ja vjen Meral Useini, ndërsa Rexhep Memeti vjen në vendin e Zeqirija Ibrahimit.

Deputetët Bllagoj Boçvarski, Kurtu Dudush të cilët fituan në rrethin e dytë do të duhet t’i presin rezultatet përfundimtare zyrtare nga KSHZ-ja para se të përshëndeten me funksionet e deputetëve.

Në seancën e sotme morën pjesë deputetë edhe nga shumica qeveritare edhe nga opozita.

Në rend dite të seancës së 18-të të Kuvendit, e cila është e para pas pauzës për shkak të zgjedhjeve lokale, janë Propozim vendimi për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në operacion paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 15 paragrafi 4 alineja 5 dhe neni 69 nga Ligji për tokën ndërtimore, të parashtruar nga kryetari i Komunës Ilinden, kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 12 dhe nenit 13 nga Ligji për tokë ndërtimore, të parashtruar nga u.d. kryetari i Komunës së Strugës, kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 9 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për furnizime publike, të parashtruar nga kryetari i komunës së Kumanovës, si dhe kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 14 paragrafi 4 dhe neni 42 paragrafi 10 nga Ligji për lëndë të para minerale, të parashtruar nga kryetari i Komunës së Bogdancit.