Gian Piero Ventura mund të rikthehet së shpejti në stol. Trajneri, i cili u largua nga Kombëtarja Italiane, pak ditë më parë pasi nuk arriti t’i kualifikonte “të kaltrit”në Botërorin e Rusisë, mund të marrë drejtimin e Watford në Premier League.

Klubi anglez e sheh pasuesin e Marco Silvas, që mund të largohet drejt Evertonit. 69-vjeçari është emri i parë në listë, edhe pse opinioni sportive në Itali e konsideron përgjegjësin kryesor për moskualifikimin e katër herë kampionëve të Botës në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm.