Mundësia për ndërtimin e gazsjellësit nga REK Bitola deri në qytet dhe vendosja e sistemit për ngrohje qendrore në institucionet publike arsimore dhe sociale, kopshte, shkolla dhe spitale, ishte njëra nga temat e takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me delegacionin e bankës KFV për mbështetje dhe projekte zhvillimore.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev në takim bëri të ditur se projektet zhvillimore që i mbështesin programet e kësaj banke janë investime të cilat kanë potencial t’i përforcojnë dhe rrisin bruto prodhimin vendor, se gjithmonë janë në interes së qytetarëve dhe se do të kontribuojnë në kursimin në buxhetin e shtëpisë.

Qeveria, shtoi kryeministri para drejtorit të grupacionit KFV për Evropën Juglindore dhe Turqinë Kristof Disjens dhe bashkëpunëtorit e tij, është e hapur për bashkëpunim me grupacionin financiar qeveritar gjerman për ndërtimin e sistemit të kanalizimit në mjediset më të vogla dhe më të mëdha rurale në vend.

Përfaqësuesit e bankës, ndërkaq, e informuan Zaevin për projektet vijuese të cilat po realizohen në Maqedoni me mbështetjen e tyre: sisteme të ujësjellësit, stacionet e pastrimit,…

Në takimin në Qeveri morën pjesë edhe zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Marko Akvatiçi, si dhe këshilltari për ekonomi i kryeministrit, prof. dr. Vanço Uzunov.