Taulant Xhaka dhe vëllai i tij Graniti përveçse lojtarë të mëdhnj në fushën e lojës, janë të përkushtuar pas nënës së tyre.

Ylli i Basel dhe ai i Arsenal kanë zgjedhur që të surprizojnë nënën e tyre e cila ditën e djeshme festoi ditëlindjen. Mesfushori kuqezi ka postuar në “Instagram” një foto me nënën dhe vëllain e tij ku i ka uruar edhe në shqip ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen nëna ime e shtrenjtë”- shkruan 26-vjeçari.

Taulanti së fundmi ka prezantuar edhe të dashurën e tij kosovare, Arbnora me të cilën është njohur në Zvicër.