Vëllau i kandidatit për Kryetar të komunës së Gostivarit Shpat Iseinit, nëpërmjet një postimi në fejsbuk i kërkon llogari Vesel Memedit duke i thënë se me 100 vota u bë deputet.

Në vazhdim postimi i tij:

Njoni mendonte se ai i morri 2000 vota dhe do e ndihmonte DUI-në të fitonte në Gostivar, por doli që ato vota ishin të Shpat Iseinit si individ dhe familjes së tij. Bashk me ish-kryetarin e qytetit do shkosh edhe ti në histori se politika nuk është për njerëz të ndyrë si ju.

Tash z.VM dil e tërhiq ministrin (djalin e spiunit) dhe drejtorët e tu me nga 2 vota dhe thoni lamtumir politikës. E mos harro të japësh edhe ti dorëheqje si deputet se nuk e meriton të jesh as aty.

Mos harro se përgjegjësi do japësh për gjithçka dhe për çdo lojë të fëlliqur që u mundove tja bësh familjes time!

Në histori të politikës do ngelesh si manipulant dhe shfrytëzues…