Nuk kanë kaluar shumë javë që kur në një media doli një lajm i rremë, se ka vdekur Sabri Fejzullahu. E ky lajm që shqetësoi familjen e tij, u përgënjeshtrua nga vetë ata.

Por një lajm tjetër i rrejshëm ka dalë gjatë këtyre ditëve për Sinan Vllasaliun. “Vdes Sinan Vllasaliu” është lajmi, që vetë Sinani ia ka nisur në ‘Viber’ vajzës së tij dhe me këtë lajm ai e paralajmëroi, që të mos shqetësohej, se nuk është asgjë e vërtetë.

Madje Sinani ka përdor edhe humor, ku tha “Ishalla Zoti me qon ne gjenet hyhy”. Foton nga biseda e ka shpërndarë edhe vetë vajza e tij Edona, e cila ia ka komentuar në mënyrë zhgënjyese: “Eh portalet”.