Raportohet se një vajzë ka vdekur pasi e zuri rryma duke e mbushur celularin e saj iPhone 6.

Le Thi Xoan u gjet pa shenja jete nga prindërit e saj me pajisjen e bardhë pranë saj në qytetin Hanoi të Vietnamit, raportuan mediat lokale.

Policia tha se një “adapter i thyer” dhe një kabllo e tij u gjetën gjithashtu në shtratin e 14-vjeçares. Mendohet se këto pajisje nuk ishin origjinale të Apple, transmeton Gazeta Express.

Sherifi Tran Anh Son tha se vajza u dërgua shpejt në spital pasi u zbulua nga prindërit e saj. Mendohet se vajza u godit nga rryma pasi u mbështjell mbi pajisje.

Shenja të djegies u gjetën gjithashtu në shtratin e saj. Independent kontaktoi Apple-n për koment, por askush nuk tha asgjë.