Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër për arrestimin e 216 personave, përfshirë këtu edhe ish-punëtorë të ministrisë së Financave, për shkak të dyshimit se kanë pasur lidhje me puçin e dështuar ushtarak të korrikut të vitit të kaluar.

Deri me tani janë arrestuar 17 ish-punëtorë të kësaj ministrie, ndërsa autoritetet janë në kërkim të 65 personave tjerë, për shkak të lidhjeve të pretenduara me rrjetin e klerikut mysliman në mërgim, Fetullah Gylen, kanë raportuar mediat turke.

Në një aksion tjetër të ndarë, autoritetet kanë ndërmarrë operacione në 40 provinca kundër të ashtuquajturve imamë privatë, për të cilët besohet se po rekrutojnë anëtarë për rrjetin e Gylenit nga radhët e forcave të armatosura të Turqisë.

Ankaraja ka akuzuar Gylenin, i cili ka tashmë disa vjet që jeton në mërgim në Amerikë, se ka organizuar tentim-puçin më 15 korrik të vitit të kaluar dhe ka kërkuar nga Uashingtoni ekstradimin e tij. Gyleni ka mohuar akuzat./rtv21