Fuqishëm jam i bindur se në kohën e sotme të përmbushur me kërcënime hibride, arsimi është vlera më e rëndësishme të cilën mund ta kemi dhe avancojmë, theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti në takimin e sotëm me ekipin e programit të NATO-s për avancimin e arsimit në mbrojtje.

Vizita e ekipit nga ky program i rëndësishëm i NATO-s, siç informon Ministria e Mbrojtjes është pjesë prej procesit veçmë të vendosur të bashkëpunimit dhe kyçjes së Maqedonisë në këtë Program.

“Bashkëpunimi është iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes, pas çka vijuan letra për njoftimin për pranimin e Maqedonisë në këtë program nga sekretari i përgjithshme i Aleancës, Jens Stoltenberg dhe takimi i ministres Radimilla Shekerinska me Pavel Anastasov nga Divizioni për punë politike dhe siguri të NATO-s, si koordinues i bashkëpunimit me Maqedoninë, gjatë shtatorit”, thuhet në kumtesën MM.

Zëvendësministri Maksuti në takim ka theksuar se një ushtarë është i kompletuar, jo vetëm nëse ka pajisje dhe stërvitje të mirë, por edhe arsim cilësor dhe se për shkak kësaj prioritet i Ministrisë është zhvillimi i Akademisë ushtarake dhe avancimi i cilësisë së oficerëve.

Ekipi i programit të NATO-s për avancimin e arsimit në mbrojtje sot do të ketë edhe takime përfundimtare me përfaqësuesit e Akademisë ushtarake, pas çka vijon konfirmimi i aktiviteteve konkrete për mbështetje të arsimit ushtarak në Republikën e Maqedonisë.