Shpresojm qe kjo është Festa e Fundit qe e pret pas hekurave të mbyllur.
•JEMI KRENAR ME TY BABI 🇦🇱
Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë Kombëtare, në gjithë historinë tonë.Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajo. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.