Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll bisedimet me përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë për projektin “Zhan Mone”, sot i ka vazhduar me takim me koordinatorin e grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Pas takimit me Tuntevin, Vajgëll do të takohet me koordinatorin e grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimin, si dhe me Surija Rushidin nga Aleanca për Shqiptarët.

Pas përfundimit të takimeve, eurodeputeti së bashku me ambasadorin e BE-së Samuel Zbogar, do të takohet sërish me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.

Dje, Vajgëll u takua me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, të Besës Afrim Gashi, si dhe me Meral Uzeiri Feratin nga PDSH-ja dhe me kryetarin Parlamentit Xhaferi.

Në fund të qëndrimit dyditor në Shkup, Vajgëll konferencë për shtyp do të informoj nëse te partitë parlamentare ka disponim për nismën e tij për mbajtjen e takimit në shtëpinë e Zhan Monesë afër Parisit, në të cilën pushteti dhe opozita do të diskutonin për çështjet e hapura të cilat e rëndojnë klimën politike në Maqedoni.

Bëhet fjalë për hapje joformale të procesit të dialogut, pa praninë e kamerave, gjatë të cilave do të bëhej përpjekje  që të gjindet gjuhë e përbashkët për çështje të caktuara. Qëllimi është përafrimi i qëndrimeve për tema kryesore për procesin e integrimit.