Të paktën 23 persona janë vrarë nga sulmet e trupave qeveritare siriane të cilët gotën një enklavë të mbajtur nga rebelët në periferi të Damaskut, thotë një grup monitorimi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) në Angli tha se disa qytete në zonën e Ghouta-s Lindore u goditën nga sulmet ajrore dhe zjarri i artilerisë.

Ndërkohë, mediat shtetërore të Sirisë thanë se katër persona u plagosën në një sulm raketash në zonën Al-Midan të Damaskut.

SOHR tha se në mesin viktimave kishte edhe fëmijë.