Lideri i Zimbabveve, Robert Mugabe është arrestuar nga ushtria, së bashku me të shoqen.

Sipas tyre, lideri jetëgjatë i vendit afrikan, është arrestuar bashkë me të shoqen në një ‘trancizion pa luftë’ të pushtetit.

Zëvendëspresidenti i shkarkuar është kthyer nga azili. Duket se sundimi prej disa dekadash i presidentit Mugabe ka marrë fund këtë mëngjes.

Ushtria mori kontrollin e godinave kryesore në vend dhe shpërndau një mesazh përmes televizionit.

Ish-zëvendëspresidenti Emmerson Mnangagwa, 75 vjeç, që ishte shkarkuar nga Mugabe në fillim të këtij muaji, është kthyer nga azili.

Ky është një zhgënjim i madh për gruan e Mugabes, Grace.

52-vjeçarja ishte planifikuar që të zëvendësonte bashkëshortin 93-vjeçar në krye të vendit.

Por ky plan ishte kundërshtuar ashpër nga ushtarakët e nivelit të lartë.

Rrugët e vendit po patrullohen nga makina të blinduara ushtarake. SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj që të qëndrojnë brenda.

Mugabe është diktatori më i vjeër në botë. Ai njihet si një tiran i pamëshirshëm i ditëve moderne.

Pavarësisht se vendi është i pasur me minerale, ai është i zhytur në varfëri.

Mugabe njihet për manipulimin e zgjedhjeve dhe për sulmet ndaj kundërshtarëve.

Dikur një mësues, Mugabe u bë kryemnistër në vitin 1980. Prej vitit 1988 ai është president i vendit të varfër.